Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ja kush e çoi Arkivolin në shtëpinë e Qazim Sejdinit, mesazh i...

Ja kush e çoi Arkivolin në shtëpinë e Qazim Sejdinit, mesazh i krimit

Top Story mbrëmjen e së mërkurës në Top Channel solli në transmetim një dokumentar kushtuar “padrinove” të Elbasanit, ku si kryetar bashkie i këtij qyteti është Qazim Sejdini.

Pushteti i Qazim Sejdinit u venit kur në shtatorin e vitit 2016 u përhap lajmi se një arkivol bosh i ishte dërguar në banesën e tij, si një mesazh vdekje i përçuar nga bandat e krimit.

Kryebashkiaku që drejton Elbasanin prej 12 vitesh banon në rrugën “Thoma Kafeli”, një zonë pothuajse në qendër të qytetit.

Ngjarja tronditi qytetin e gjunjëzuar nga krimi. Arkivoli mbërrinte në shtëpinë e njeriut që duket se kontrollonte gjithçka. Por kjo ishte vetëm fundi i një sage ngjarjesh kriminale, ku janë mpleksur krimi, paraja dhe politika.

Ish-mësuesi i fiskulturës së fshatit Labinot Mal, Qazim Sejdini ia kishte dalë të fitonte një mandat të tretë për të qeverisur bashkinë më të varfër në vend me një popullësi prej 250 mijë banorësh.

Mesazhi i arkivolit nuk u raportua kurrë, por kryebashkiaku u mor në mbrotje nga policia. Për herë të parë, Sejdini reagoi për ngjarjen e tmerrshme, teksa dilte nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Mikrofonat e televizioneve, i zunë prit njeriut më të pushtetshëm të Elbasanit.

Me një gjuhë të ngurtë, duke u sforcuar të ruante profilin e tij të “Lalës”, kryebashkiaku mohoi për një moment edhe dhëndrrin e tij, i cili akuzohej vazhdimisht për lidhjet me krimin.

Pra, Qazim Sejdini kërkonte ndërhyrjen e drejtësisë, por kjo natyrisht që ishte një deklaratë e thënë në siklet e sipër. Sepse drejtësia pikësëpari kishte dështuar me familjarët e tij, të cilët lakoheshin herë pas here nga drejtues të lartë politikë.

Ndërkohë, Elbasani ishte shndërruar në një arenë, ku bandat lanin hesapet duke shkaktuar dhjetëra viktima. Nën objektiv, jo rrallë herë ka qenë dhe vetë Policia e Shtetit/Faktor.al

Share: