Home KRYESORE Komisioni/ Policia në fakultete, PD thërret Ministrin Lleshi për shpjegime

Komisioni/ Policia në fakultete, PD thërret Ministrin Lleshi për shpjegime

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente në Komisionin e Medias, ku kërkon të thirret për të dhënë shpjegime ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Interpelanca do të ketë në qendër, kërkesën e llogarisë për futjen e policisë në fakultete, gjatë protestës së studentëve.

I ftuar në studion e “Faxneës”, deputeti demokrat Luan Barçi, tha se do të kërkohen shpjegime nga ministri Lleshi për ndërhyrjet me dhunë nëpër fakultete.

Ndërkohë që bëri me dije, se nuk ka ende një përgjigje nga Ministri i Brendshëm nëse do të jetë prezent gjatë punimeve të Komisionit të Medias që do të mbahet sot.

“Akoma nuk ka një konfirmim nga ministri, jemi në pritje. Një nga pikat e rëndësishme ishte dhuna e ushtruar nga policia, nga forcat e rendit për studentët. Kjo arriti kulmin kur forcat e Rendit janë futur brenda në ambientet e Universiteteve. Kjo ka qenë arsye pse deputetët e opozitës kërkuan dhe thirrën në një interpelancë urgjente ministrin e Brendshëm.

Kolegët e maxhorancës abstenuan. Ne jemi në pritje të ministrit për të dëgjuar përgjigjen e tij. Kjo hap një procedurë të rëndësishme sepse do të zbulojë këtë ndërhyrje të paligjshme nga forcat e Rendit. Nuk ka patur një kërkesë të titullarit.

Nëse ka pas një kërkesë është bërë shumë më mbrapa, pas ndërhyrjes dhe këto u munduan që të rregullojnë disa gjëra dhe kërkesa të bërë nga administratori, i cili është një person politik i vendosur nga qeveria.

Ligji për Arsimin e Lartë tani po duket që hap pas hapi ka shumë problematika. Meqë maxhoranca nuk e miratoi nuk besoj se do të ketë guximin dhe kurajon që të vijë të përballet me faktet.”- tha Barçi.

Share: