Nga Prof.Lisen Bashkurti
Janari i vitit 2019 mbylli krizën cerekshekullore midis Greqisë dhe Maqedonisë në Ballkan. Kjo krizë e tejzgjatur kishte në qëndër të saj debatit konfliktual për emrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Negociatat e vështira të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht nga OKB dhe me mbështetje në rritje nga BE dhe ShBA konkluduan me ‘Marrëveshjen e Prespës’ që definoi emrin ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’ me 12 Qershor 2018, e firmosur nga dy ministrat e jashtëm Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov në prani të dy kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev.
Në planin e brëndshëm ‘Marrëveshja e Prespës’ u kundërshtua në të dy vëndet, nga opozita maqedone VMRO-DPMNE dhe nga opozita greke Demoracia e Re dhe forcat të ekstremit të majtë dhe të djathtë. Në plan ndërkombëtar, ‘Marrëëveshja e Prespës’ u kundërshtua publikisht nga Federata Ruse. Kjo e fundit bëri oferta joshëse dhe ngadonjëherë edhe presion të fortë mbi dy shtetet Ballkanike, duke akuzuar Perëndimin, BE dhe sidomos NATO dhe ShBA për ‘destabilizimin e Ballkanit Perëndimor me anë të tërheqjes së tij drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut’.
Por mbas gjithë debateve të brëndshme në Maqedoni dhe Greqi, sikundër edhe midis Rusisë dhe Perëndimit, ‘Marrëveshja e Prespës’ i firmos nga dy qeveritë e vëndeve respektive dhe u ratifikua nga parlamentet e tyre, pavarësisht se në kufij kritik. Hyrja në fuqi e “Marrëveshjes së Prespës’ i dha Maqedonisë emrin shtetëror ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. U zgjidh kështu një nyje gordiane që trazoi marrëdhëniet fqinjësore Greko-Maqedone dhe ngadalësoi proceset integruese Euro-Atlantike të mbarë Ballkanit Perëndimor.
Nga kjo zgjidhje krize dalin disa mësime me vlerë për t’u konsideruar edhe për krizat e mbetura pa zgjidhje në politikat fqinjësore dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Mësimi i parë që del nga përvoja e zgjidhjes së krizës Greko-Maqedone është domosdoshmëria e zgjidhjes së krizave të brëndshme përpara ndërmarrjes së cdo iniciative për zgjidhje krizash fqinjësore ose ndërkombëtare. Të dy shtetet, Greqia dhe Maqedonia përjetuan në dekadën e fundit kriza të brëndshme shumë serioze. Greqia përjetoi një krizë të thellë financiare dhe ekonomike, ndërsa Maqedonia u përball me një krizë të rëndë institucionale, politike dhe ndëretnike.
1.Zgjidhja e krizës Greke
Mbas krizës financiare të vitit 2008, Greqia ra në një krizë të thellë. Nën qeverisjen e Aleksis Cipras, Greqia hyri në rrugën e vështirë të reformave shtërnguese financiare, që prekën rëndë ekonominë dhe financat publike sikundër edhe ekonominë dhe portofolin e cdo qytetari grek. Reformat radikale, masat shtërnguese, disiplina fiskale, pagesat e borxhit të jashtëm, sollën rritje të papunësisë, shkurtime drastike të shpenzimeve publike, reduktime të mëdha në administratën qëndrore dhe vendore, rritje të kostos së jetesës dhe ulje të pagave e pensioneve.
Natyrisht Greqisë nuk i mungoi ndihma e BE në përgjithësi dhe e Gjermanisë në vecanti. Masat shtërnguese të brëndshme të Qeverisë, sakrificat e mëdha të mbarë qytetarëve Grekë si dhe mbështetja e gjithanshme e BE dhe e Gjermanisë më në fund kanë ndryshuar në mënyrë të dukshme gjëndjen ekonomike dhe financiare të vëndit. Në këtë klimë ringritje, ditët e fundit Qeveria Greke mori vendimin për rritjen e pagës minimale në 650 euro, e para ngritje pagash qysh nga viti 2008.
Masat shtërnguese, me natyre mjaft antipopullore u përballuan me sukses, falë qeverisjes të pjekur, të përgjegjshme, transparente, me ingritet si dhe maturisë së treguar nga qytetarët e Greqisë. Kryeministri Cipras u tregua bashkëpunues me BE dhe shumë komunikues me qytetarët e vëndit të tij. Të dy palët, qytetarët dhe BE e mirëkuptuan dhe e besuan Kryeministrin Cipras. Ai nuk i zhgënjeu.
Qeveria Greke dhe personalisht Kryeministri Alexis Cipras u angazhuan me një program të konsultuar me BE, Gjermaninë dhe partnerët kryesorë ndërkombëtar, BB, FMN për zgjidhjen e krizës ekonomike e financiare të vëndit.
Fokusimi i gjithë energjive për zgjidhjen e krizës së brëndshme nuk i linte kohë dhe mundësi, nuk i siguronte klimë të mirë dhe mbështetëse politike dhe publike Qeverisë Cipras për zgjidhje krizash të jashtme. Dhe vetëm mbasi u dhanë sinjalet e para shpresëdhënëse se vëndi po linte pas pikun e krizës dhe po futej në shinat e zgjidhjes së qëndrueshme të saj, Qeveria Cipras hyri në fazën intensive të dialogut për zgjidhjen e krizës me fqinjin e veriut, Maqedoninë. Sa më shumë që konsolidoi pozitat e brëndshme aq më qartë Qeveria Cipras forcoi orientimin e saj Europian dhe u distancua nga ofertat madje edhe presionet diplomatike Ruse. Mbas një periudhe të gjatë ngrirje, dialogu politiko-diplomatik mori shtysa të reja, vullnet më të madh, energji më të fuqishme për gjetjen e zgjidhjes. Kështu, zgjidhja e krizës së brëndshme i dha dorë Qeverisë Cipras për hedhjen e hapave vendimtar për zgjidhjen e krizës së jashtme me Maqedoninë.
2.Zgjidhja e krizës Maqedonase
Maqedonia në dhjetë vitet e fundit erdhi duke u zhytur në një krizë të thellë dhe të gjërë të brëndshme në aspektin institucional, politik dhe ndëretnik. Që me shpalljen e pavarësisë, Maqedonia iu fut nismave prioritare për njohjen identitetit kombëtar. Përpjekja më kontradiktore u ndërmorr nga ish kryeministri Nikola Gruevski, i cili qëndroi dy mandate në krye të qeverisë. Sic dihet, në vitit 2014 Gruevski filloi projektin e tij të njohur me emrin ‘antikvizacija’, që do thoshte antikizimi ose identiteti politik i bazuar në vëndosjen e lidhjeve direkte midis Maqedonasje të sotëm dhe Maqedonazve Antik.
Projekti u jetësua me dhjetra statuja Heronjsh dhe filozofësh Greek, duke kulmuar me statujën me kalë të Aleksandrit të Madh. Shkupi i transfomua në kryeqytetin Evropian të statujave e monumenteve groteske. Gruevski propogandistikisht argumentonte se kalorësi i famshëm që pushtoi në shekullin IV Përpara Krishtit Perandorinë Persiane ishte paraardhësi i tij, pavarësisht se historikisht sllavo-maqedonët kanë ardhur në këto treva afro një mijë vjet më vonë të karakterizuar nga kultura, gjuha dhe tradita sllavo-bullgare. Kjo aventurë nacionaliste antihistorike e Gruevskit acaroi së tepërmi Athinën zyrtare dhe mbarë politikën dhe opinionin Grek. Konflikti me Greqinë u shndërruar gradualisht në pikë kruziale të krizës Maqedone dhe nyje bllokuese e mbarë Ballkanit Perëndimorë.
Në vitet e fundit Qeveria Gruevski filloi të përdorte projektin ‘Shkup 2014’ dhe retorikën nacionaliste edhe për të mbuluar skandalet e brëndshme korruptive, reprezaljet etnike, përgjimet e kundërshtarëve dhe konfliktet politike. Sa më shumë që thellohej kriza e brëndshme, aq më shumë Qeveria Gruevski erdhi duke u larguar nga orientimi Euro-Atlantik dhe duke u afruar me orientimin pro Rus.
Presidenti Ivanov e mbështeti Gruevskin deri në castet e fundit.
Në këtë situatë krizë e gjeti vëndin Qeveria e koalicionit, drejtuar nga Zoran Zaev. Kryeministri Zaev u mor menjëherë me adresimin e krizës së brëndshme, përtëriu dialogun e brëndshëm politik dhe ndëretnik, nisi restaurimin e besimit tek institucionet, mbështeti drejtësinë dhe shtetin ligjor dhe parimet e tregut. Mbas fillimit të ndryshimit të situatës së brëndshme, Qeveria Zaev hodhi hapa të vendosur për të nxjerrë vëndin nga izolimi fqinjësor dhe ndërkombëtar i trashëguar prej qeverisjes së Gruevskit. Ai ritheu vëndin në shinat Euro-Atlantike, firmosi Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë, nxiti dukshëm bashkëpunimin ekonomik me vëndet e Ballkanit dhe u përball me vendosmëri me presionin diplomatik në rritje të Rusisë.
Me këto qëndrime dhe veprime Qeveria Zaev fitoi mbështetjen e udhëheqjes së BE dhe ngriti lart imazhin ndërkombëtar të vëndit. Kështu, mbas gjithë këtij rikuperimi të shpejt dhe të gjithanshme të situatës së brëndshme dhe mjedisit ndërkombëtar, në mënyrë të natyrshme Zaev hyri në fazën intensive dhe përfundimtare për zgjidhjen e krizës së emrit me Greqinë. Pa këto hapa paraprak as që mund të bëhej fjalë për një process të sukseshëm diplomatik Greko-Maqedon për zgjidhjen e krizës dypalëshe.
3.Krizat e mbetura në Ballkan
‘Marrëveshja e Prespës’ po shtron pyetjen e natyrshme në Ballkan: ‘Ëhat is next?, pra ‘Cfarë vjen pas?’. Në Ballkanin Perëndimor kemi ende shtete me probleme krizash të brëndshme të pazgjidhura. Bosnie- Herzegovina është një nga shtetet jofunksionale. Akordi i Dejtonit ndaloi luftën, por nuk ka arritur të ndërtojë shtetin e integruar dhe funksional, sundimin e ligjit në mbarë vëndin, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, ekonominë e tregut, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimin Euro-Atlantik të vëndit. Brënda Federatës së Bosnie Herzegovinës Republika Serbska qëndron si entitet më vehte më shumë i lidhur dhe integruar me Beogradin sesa me Sarajevën. Republika Serbska është një lloj shteti brënda shteti, e gatshme për shkëputje nga Federata dhe të bashkëngjitet me Serbinë në cdo moment të favorshëm.
Kosova është shteti Ballkanik më ri në Evropë.
Si cdo shtet i ri, Kosova përballet me sfidat e shtet-formimit, me konsolidimin demokracisë parlamentare, me funksionalizimin e shtetit ligjor, me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, me nevojën për mirëqeverisje në luftë kundër korrupsionit dhe krimit, me zhvillimin e ekonomisë dhe politikave të kohezionit social. Kosova ka sfida të brëndshme shumë të mëdha. Mjerisht, këto kriza janë rënduar akoma më shumë për shkak të qëndrimeve armiqësore dhe agresive të Serbisë direkt mbi Kosovën, por dhe indirekt përmes pakicave serbe në Kosovë. Kosova është një krizë në vazhdim.
Në Serbi situata politike është përballë një furtune të vërtetë. Rritja e pakënaqësive popullore dhe opozitare kundër Presidentit Vucic po lëkund pozitat e tij. Vucic po akuzohet në rritje për istalimin e një regjimi autoritarist, për sjellje autokrate si dhe për korrupsion në nivele të larta. Për të kthyer situatën politike në favor të tij, Vucic po luan me politikën e jashtme. Në plan rajonal po abuzon kartën e Kosovës, në plan ndërkombëtar po luan politikën dy-vektorëshe Euro-Ruse. Sesa do funksionojë kjo lojë e Vucic mbetet për t’u parë.
Ajo që mund të thuhet është fakti që Vucic është një lider në rënie dhe jo në ngritje. Pozitat e tij të brëndshme po vijnë duke u dobësuar dhe jo forcuar. Loja dy-vektorëshe Euro-Aziatike e tij po shkon drejt fundit dhe jo pafundësisë. Serbia përjeton stinë krizash.
Në Shqipëri tranzicioni po e rifutë vëndin në një rreth krizash komplekse politike, institucionale, ekonomike dhe sociale. Qeverisja ka shënja të dukshme dobësimi. Parlamenti po kërcënohet nga bojkoti. Institucionet publike janë të paqëndrueshme. Një pjesë e reformave të ndërmarra kanë mbetur në letër ose në gjysëm të rrugës. Pesë kërkesat e BE të parashtruara në shkurt të vitit 2018 mbeten sfida të hapura, ose detyra të pakryera për vëndin. Politika vijon të jetë skajshmërisht e polarizuar dhe e konfrontuar.
Ekonomia nuk ka një përformancë të qartë dhe të qëndrueshme zhvillimi. Problemet sociale e kanë kapluar vëndin. Varfëria, papunësia, pagat e pensionet e ulta, mungesat e thella të kohezionit social, kohezionit ekonomik dhe kohezionit territorial janë krejt të dukshme. Vëndi po rifutet një një cikël krizash të brëndshme. Qeveria po demonstron munges kapaciteti për menaxhimin e krizave. Vëndi kërcënohet nga anarkia.
4.Lidershipit Ballkanik lypet të Europianizohet
Lidershipet Ballkanit Perëndimorë lypet të fokusohen parasëgjithash në menaxhimin e krizave të brëndshme. Bosnie Herzegovina, Kosova, Serbia, Shqipëria nuk mund të hedhin hapa të sigurt, të dobishëm dhe të drejtë në marrëdhëniet fqinjësore as duke luajtur kartat e nacionalizmit dhe as kartat e lojrave gjeopolitike dyvektorëshe apo shumë vektorëshe.
Lidershipet e Ballkanit Perëndimorë nuk mund të zhvendosin vëmendjen nga krizat e brëndshme duke sajuar kriza të jashtme. Lidershipet e Ballkanit Perëndimorë nevojitet të heqin dorë nga politikat me dy standarte: autokratike të brëndshme dhe demokratike të jashtme; nacionaliste së brëndshmi dhe europianiste së jashtmi; arrogante së brëndshmi dhe dialoguese së jashmti. I duhet dhënë fund dyfytërësisë politike. Lidershipet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të përpiqen në mënyrë qesharake të shantazhojnë BE duke përdorur si gogol alternativa të errta e pa prespektivë.
Lidershipi i Ballkanit Perëndimorë lypet të demonstrojë pa luhatje qasje europianiste. Alternativa e integrimit në BE është në interesin e tyre kombëtar dhe mbarë rajonal. Alternativa e BE do thotë stabilitet, paqe, demokraci e prosperitet për Ballkanin Perëndimorë. Nuk ka rrugë tjetër. Vokacioni më konsistent Evropian i kohës sonë që është prezent dhe aktiv në Ballkanin Perëndimorë është Gjermania.
Kancelarja Merkel është europianistja më e madhe e kohë sonë. Opsionet e saj lypet të jenë agjenda strategjike për cdo vënd të Ballkanit Perëndimorë. Gjermania Merkeliane po mban Bashkimin Evropian, po menaxhon krizat më të mëdha të Kontinentit, po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik brënda dhe në mbarë Evropën. Lidershipet e Ballkanit Perëndimorë lypet ta kuptojnë një herë e mirë se janë të skanuar në cdo mendim, në cdo qëndrim dhe në cdo veprim brënda dhe jashtë vëndeve të tyre nga BE dhe nga Gjermania Merkeliane.
Vetëm me një qasje të tillë realiste, racionale dhe Evropiane lidershipet e Ballkanit Perëndimor mund të zgjidhin krizat e tyre të brëndshme. E vetëm athere mund të hyjnë të sigurt, të qetë, të qartë, të guximshëm, të mbështetur nga brënda dhe të inkurajuar nga shtetet Euro-Atlantike në proceset për zgjidhjet e marrëdhënieve me fqinjët, në bashkëpunimin rajonal dhe në përshpejtimin e integrimeve Europiane dhe Euro-Atlantike.
Farsat, fasadat, retorikat, propoganda kaq shumë të përdorura nga disa liderë Ballkanik populist të kohës tonë po i shndërrojnë ato nga liderë tragjik në liderë komik. Mesa duket edhe popujt e Ballkanit, si shumë popuj të tjerë në historinë botërore, po ndahen nga e kaluara tragjike me humor e satirë ndaj liderëve të tyre.
‘Marrëëveshja e Prespës” u funksionalizua.
Është një model shpresë dhënës për mbarë Ballkanin Perëndimor. Tani vëmendja e shteteve të tjera të këtij rajoni duhet të fokusohet në zgjidhjen e krizave të brëndshme në secilin shtet. Mbas tyre duhen adresuar zgjidhjet e politikave fqinjësore, Rajonale dhe avancimi i përshpejtuar i integrimit Evropian. Liderët e Ballkanit Perëndimor janë përballë këtyre sfidave. Ato kanë një rol historik për të luajtur.