Protesta e studentëve ka nxjerr në pah një tjetër problem: Atë të moskoordinimit të institucioneve. Sot situata ka shkuar deri tani aty sa Ministria e Arsimit ka kërcënuar publikisht administratën e fakulteteve të zbatojnë VKM-të ose në të kundërt do të mbahet qendrim ndaj tyre.
Kujtojmë se ditën e djeshme në rrjetet sociale u publikua një njoftim i sekretarive, sipas të cilit tarifat e studentëve nuk kanë ndryshuar, kjo pasi VKM-të nuk ishin botuar ende në Fletore Zyrtare.
Sot Rama publikoi në Twitter Fletoren Zyrtare dhe më pas i shau sekretaret mësimore duke u dhënë “bufa”.(deklarata e plote e Rames)
Nuk vonoi dhe njoftimi i ministrisë që kërkonte jo vetëm përmes shkresave zyrtare por edhe në njoftim për mediat të zbatohen vendimet e qeverisë së datës 26 Dhjetor për uljen e tarifave.
Deklarata e ministrisë:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.
Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.
Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qendrim, bazuar në ligj, për këdo që keqinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.
*Njoftim i publikuar ne fakultete dy dite me pare