I gjithë vendi është përfshirë nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në Detin Mesdhe, e cila ka rikthyer reshjet në vendin tonë.
Dita e sotme dominohet nga reshje shiu në zonën perëndimore, ku ka edhe stuhi të izoluara në Jug, ndërsa në zonat malore është rikthyer bora deri në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit.
Kjo situatë shoqërohet me erë të vrullshme me drejtim Juglindje me shpejtësi mbi 20 m/sek dhe valëzimi është i fortë në detet Adriatrik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Në fundjavë temperaturat do të zbresin ndjeshëm.
Në zonat malore -4- 4 gradë celsius
Në zonat e ulëta 2-12 gradë celsius
Në bregdet 5-14 gradë celsius.