Home KRYESORE Papa i Vatikanit dje foli per Skenderbeun… Ne ketu heshtim…

Papa i Vatikanit dje foli per Skenderbeun… Ne ketu heshtim…

Nga Perparim Kabo

Dje Papa i Vatikanit foli me nje pernderim gezimdjelles per heroin tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeun…dhe rolin e tij per Europen…Eshte rasti te themi disa fjale per vitin e Skenderbeut…Nisi me nje ceremoni shteterore ne janarin e 2018-s ku mes nje retorike zyrtare dhe nje ekspozite u ngrit sipari…ceremonial.

Me tej nje vit pa permbajtje ashtu si edhe do te duhej…As edhe nje konference nderkombetare e atij niveli qe pritej. Asnje seance ne Bruksel apo ne Strasburg..per te atletin e Krishterimit. Asgje kerkimore ne arkivat e Napolit Vatikanit Milanos Venecias Budapestit apo Stambollit dhe gjetiu. Asnje korpus i ri me botime qofte edhe ne gjuhe te huaj qe i jane dedikuar Skenderbeut nuk u botua.

As opera Skenderbeu e Prenk Jakoves nuk u rivu ne skene e cila kishte dhe 50 vjetorin e premieres se pare ne 1968..n
As ne Teatrin Kombetar nuk u vu ne skene drama kushtuar heroit dhe qe ishte shkruar nga Fadil Pacrami i burgosur…drejtori e mori pjesen dhe premtoi se do ta vinte ne skene por premtimi u bespre…

Asgje ne artet figuative apo ne aspektin muzeumologjik…Gjithcka shkoi ne skajin e nje shprehje te mendjemadhesise pushtetore dhe asgje me shume.Muzeum pa objekte origjinale…kur leterkembimi tij mund te gjendet ne arkivat jashte vendit…As edhe nje ceremoni ne varrin e te shoqes ne Spanje…

Viti Skenderbeut nuk shtoi vlera por pakesoi historine tone fal heshtjes aftesive te munguara dhe nje kulture qorre qe ka kohe qe mbreteron…Botimet kushtuar heroit jane nderprere lidhjet e tij me krishterimin nuk studjohen…atehere cfare mbeti?

Nje mendjemadhesi tipike nga ato te rregjimeve qe vjedhin lavdine e te shkuares me qellim qe te fshehin ate qe se bejne dot vete…

Heroi eshte mire madje shume mire pa ne qe asgje prej tij nuk kemi ne sjelljen dhe botekuptimin tone…
pkabo 05 janar 2019

Share: