Home KRYESORE Paralajmëruan pezullimin e mësimit, ministrja u përgjigjet pedagogëve

Paralajmëruan pezullimin e mësimit, ministrja u përgjigjet pedagogëve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, të premten, ka folur për mbledhjen e Asamblesë së Fakulteteve në lidhje me paralajmërimin e pezullimit të procesit mësimor dhe përshkallëzimin e protestës, nëse qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të studentëve të UT-së për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe VKM-të e miratuara në Dhjetor.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ministrja Shahini tha se ligji nuk mund të rrëzohet brenda javës, ndërsa theksoi se pedagogët nuk kanë bërë kërkesë që të rrëzohet ligji, duke theksuar se mund të rishikohet nëse shkakton probleme.

Arian Çani: Janë mbledhur shumë pedagogë dhe studentë dhe nëse nuk bie ligji për një javë do përshkallëzojnë protestën.

Besa Shahini: Ata janë njerëz të mençur dhe e dinë që ky ligj nuk rrëzohet për një javë. Minimumi zgjat dy vjet që të kalojë në të gjitha hallkat. Ata nuk kanë bërë kërkesë që të rrëzohet ligji. Jam e bindur se ata dinë më shumë se kaq, nuk rrëzohet ligji për një javë.

Arian Çani: Ti je e hapur që ligji të rishikohet?

Besa Shahini: Që të fillohet diskutimi, absolutisht. Nëse bindemi se ligji shkakton probleme mund ta rishohim./Rel.d/ opinion.al

Share: