Home KRYESORE Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë në -13°C

Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë në -13°C

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin. Më të dukshme do të jenë në veri dhe jug të vendit, të cilat do të gjenerojnë dhe reshje të pakta dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat mbeten prezent në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -13°C në 9°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë./opinion.al

Share: