Kryetari i grupit socialist të PS, Taulant Balla është një tjeter politikan që dyshohet se ka kopjuar temen e tij të doktoraturës. Pas Monika Kryemadhit, Ogerta Manastirlliut, etj. është publikuar dhe doktoratura e z. Balla.
Emisioni “Top Story” në Top Channel publikoi mbrëmjen e djeshme doktoraturën e Ballës dhe sipas këtij emisioni Balla ka vjedhur paragrafë të tërë nga një studim i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane”.
Taulant Balla e ka mbrojtur doktoraturën në vitin 2015. Nëse i hedhim një sy kësaj doktorature, i gjithë kapitulli 5 është plagjiaturë. Ai e ka vjedhur atë informacion nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit.
Kapitulli 5 i dokotoraturës së Zotit Balla fillon me këto fjalë: “Kapitulli i 5-të përmban propozime për të reformuar sistemin e vendimarrjes në bashkimin Europian. Sugjerimet e mia në këtë reformë janë…”
Pra, Taulant Balla thotë se këto janë sugjerimet e tij personale për të reformuar institucionet e BE-së. Por, nëse lexojmë sugjerimet që vijnë më poshtë, ato janë fjalë për fjalë sugjerimet që bën edhe artikulli që ka kopjuar, i vitit 2009: “Institucione më eficente të BE-së. Procesi i brendshëm i vendimmarrjes mund të përmirësohet në të gjitha institucionet e BE-së. Kërkon një përdorim më eficent në të gjithë cilklin politik, koordinim më të mirë ndërmjet strukturave të brendëshme…
Institucione europiane më të përgjegjëshme. Instrumenta regulator më të mirë gjithmonë kanë ndihmuar për të forcuar përgjegjësinë e Komisionit, në lidhje me grupët e interesit”.
Duket qartë se teksi nuk është i zotit Balla. Ai gënjen kur thotë që këto janë propozimet e mia, raporton Top Channel./opinion.al