Home KRYESORE Rama bisedë me Shtëpinë e Bardhë: Më uruan për qëndrimet konseguente

Rama bisedë me Shtëpinë e Bardhë: Më uruan për qëndrimet konseguente

Kryeministri Rama paralajmëroi më herët në Kuvend një telefonatë me Shtëpinë e Bardhë.

Së fundmi ai ka postuar në tëitter, bisedën e zhvilluar me John Bolton, Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Donald Trump.

Në postimin e tij Rama, shkruan se Bolton e falenderiu për qëndrimet konseguente që Shqipëria ka mbajtur në lidhje me mbylljen e konfliktit të Kosovës me Serbinë.

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruan Rama në Twitter.

Share: