Home KRYESORE Raport i tensionuar me Ramën? Ja si përgjigjet Presidenti

Raport i tensionuar me Ramën? Ja si përgjigjet Presidenti

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për përplasjet e fundit mes tij dhe Kryeministrit lidhur me çështjen e dekretimit të Ministrit të Jashtëm.

Por, a ka një raport të tensionuar mes Ramës dhe Metës? Ja si është përgjigjur presidenti  gjate intervistes:

Gazetari: Zoti President, a ka një raport të tensionuar mes jush dhe zotit Rama?

Presidenti Meta: Asnjë tension midis meje dhe zotit Rama.

Gazetari: Vazhdoni të jeni të qetë kur takoheni? Të qeshni, të flisni normalisht?

Presidenti Meta: Për mua nuk ekziston asnjë problem personal. Problemi është që zoti Rama nuk i respekton dot institucionet. Për të, çdo gjë që i pëlqen është kushtetuese dhe e ligjshme. Çdo gjë që nuk i pëlqen është anti-kushtetuese dhe e paligjshme.

Gazetari: Por kur e keni mësuar këtë gjë te zoti Rama? Është diçka e re apo kështu e ka pasur gjatë gjithë karrierës së tij politike?

Presidenti Meta: Prisnim të përmirësohej.

Gazetari: Dhe në diagnostikimin tuaj, është përkeqësuar apo është përmirësuar?

Presidenti Meta: Tani, rastet e fundit flasin për përkeqësim për fat të keq.

 

Share: