ARRSH mori sot oferta nga 6 kompani për të ndërtuar lot 1 të Unazës së Madhe (segmenti Sheshi Shqiponja-Ura e Lanës). Pasi të shqyrtojë dokumentacionin ARRSH, pritet të shpallë fituesin, ndërsa Partia Demokratike akuzon se fituesi është paracaktuar dhe është Gjoka Konstruksion. (deklarata e PD)
Kujtojmë se ky tender bëhet për të dytën here pas skandalit të parë, ku u u zbuluar se kompania Dh Albania e kishte fituar tenderin me dokumente të falsifikuara.
Pas shpërthimit të skandalit, Autoriteti Rrugor Shqiptar u detyrua të anulojë tenderin, ndërkohë që çështja është nën hetim nga Prokuroria. Tenderi i Unazës së Re ka qenë objekt akuzash nga ana e opozitës, pasi sipas saj po vidhen rreth 40 milionë euro për një segment me gjatësi totale 2.3 kilometra. Po kështu opozita është vënë në krah të banorëve që protestojnë prej dy muajsh kundër këtij projekti.
Në garë për të fituar tenderin janë:
1.Curri shpk+Vellezerit Hysa+Agri Konstruksion
2. GD Grabit ad Skopje
3. Gjoka Konstruksion
4. Geci shpk
5.ANK shpk
6.Baftjar Murati