Pas zhvillimeve të fundit për çështjen e emërimit të refuzuar nga presidenti Ilir Meta të Gent Cakajt, kryeministri Edi Rama është shfaqur në zyrën e tij i tërbuar dhe ka mbledhur urgjentisht stafin e ngushtë.
Burime të SYRI.net pranë kryeministrisë thanë, se pas kësaj lëvizje të presidentit, Rama po shqyrton rrugët që gjithsesi ministrinë e Jashtme ta udhëheqë sërish Gent Cakaj si Zv.Ministra me atributet e ministrit.
Por ndryshe nga rasti i Sandër Lleshajt për të cilit pas mos dekretimit nga Meta, Rama deklaroi se ai do ta udhëhiqte ministrinë e Brendshme edhe si Zëvendës ministër, në këtë rast ka një problem të madh.
Ai e ka emrin Ditmir Bushati, i cili është i vetmi ministër i shkarkuar nga Rama, por ende i pa dekretuar në këtë largim nga presidenti.
Pikërisht në këtë situatë, Rama i ka kërkuar fillimisht me qetësi Bushatit që të japë dorëheqjen dhe më pas edhe e ka shantazhuar-thonë të njëjtat burime për SYRI.net.
Situata brenda oborrit të Rilindjes vazhdon e tensionuar dhe ende nuk dihet se çfarë do të vendos të bëjë Ditmir Bushati, i cili është ende ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
© SYRI.net