Nga Kreshnik Osmani
Po te hysh ne shtepite e shqiptareve i gjen pergjithesisht shume te rregulluara, super te pastra dhe te mobiluara sipas mundesise por ndonjehere edhe jashte mundesive mire. Kjo sepse ata kujdesen fort per të tyren.
Kur fillon e perbashketa, shkalla, ashensori, hyrja, pallati, lagja, oborri lagjes, administrata, politika, parlamenti, shteti, fillon peshtyma, facoleta, lekura e bananes, thyerja e xhamit te ashensorit, djegia me duhan e butonave, gervishje muresh, sekrecione te varura te leshuara pa kujdes gjithandej dhe pergjithesisht cepa qe mbajne era urinë.
Halli i shqiptarit mbaron aty ku mbaron gardhi i tij dhe ai e urren te perbashketen ku do te rrine te gjithe si pjese e te gjitheve. Ai konkuron te tjeret me gjithçka per te krijuar superioritet individual (ne te gjitha fushat) ndaj komshiut, shokut, vellait, motres, fisit, mikut, banorit te lagjes dhe shpesh ia del.
Kur behet fjale per nje te mire kolektive ne deshtojme gjithmone. Ka shume shqiptare qe e kane shume te veshtire te jene me studentet sot vetem sepse ata nuk jane vete studente apo sepse nuk kane patur mundesi ne rinine e tyre te jene studente. Pra kauza nuk ka asnje lidhje me diçka te tyren.
Kjo ndodh sepse ne duam ate qe eshte shume private dhe shume prekshem e jona. Ndersa ate qe është e te gjitheve e urrejme, nuk e durojme dot. Ne fakt, keta jane te njejtet njerez qe do te duhet te ndryshojne Shqiperine.
Kultura eshte proçes i nderlikuar qe nuk realizohet me “ush” qofte ky “ush” vendoresh apo “ush” nderkombetaresh, qe fundja nuk janë aspak te detyruar t’ua ndjeje, per te perbashketen tone.
Pra në një farë menyre, paradoksalisht, problemi dhe rreziku me i madh i Shqiperise eshtë se ajo i takon te gjithë shqiptareve! 🇦🇱