Bandiol Tusha, apo ndryshe Bardhyl Tusha me emrin e tij të vërtetë, u gjet pajetë në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, disa ditrë më parë.
33 vjeçari u tha se vdiq nga përdorimi i lëndëve narkotike, por ende nuk ka një hetim të thelluar mbi ngjarjen.
Sot mësohet se i ndjeri Tusha, do të varroset në fshatin Shelegar të Sarandës.
Ai vuante dënimin në burgun e Koridhalos për trafikim të lëndëvë narkotike.
Të pyetur nga mediat, familjarët e tij nuk kanë dashur të komentojnë mbi ngjarjen
Mjekë të burgut ku Tusha kryeente dënimin, deklaruan se mbi trupin e shqiptarit janë hasur shenja dhune, edhe pse dyshohet se vdekja i ka ardhur nga abuzimi me drogën.
Tusha u bë shqiptari i tretë që humbi jetën në pak kohë në këtë burg, si edhe viktima e katërt shqiptare në muajt e fundit në burgjet greke.