Home KRYESORE Studentët i rikthehen sërish protestave, sot para Parlamentit

Studentët i rikthehen sërish protestave, sot para Parlamentit

Studentët i rikthehen sërish protestave para institutcioneve shtetërore. Ndryshe nga dje që zgjodhën godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për të protestuar, sot do të protestojnë përpara Parlamentit.

Gjatë dy javëve studentët kanë bojkotuar mësimin dhe disa prej tyre janë ngujuar në fakultete. Ndërsa vendimi i fundit është bojkot dhe protestë. Në krah të studentëve janë dhe pedagogët. Kështu kanë dalë publikisht pro tyre, pedagogët e Filologjikut, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Politeknikut, etj. /Ri-De/opinion.al

Share: