Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: RRUSHI I THATË LUFTON OSTEOPOROZËN

Sugjerimet e Shijes: RRUSHI I THATË LUFTON OSTEOPOROZËN

Quhet edhe stafidhe ose sulltaninë. Përgatitet me tharje në kushte natyrore, në diell, prandaj ruan edhe gjithë vlerat ushqimore. Eshtë dy llojësh: kokërr vogël dhe kokërrmadh. Përdoren për tu ngrënë por gjerësisht edhe në pastiçeri. Kanë ngjyrë të verdhë-qelibar deri si në të artë dhe një aromë të lehtë të këndshme e karakteristike.

Vlera kalorike 240-280 kalori/100gr. Eshtë i pasur kryesisht me glukozë dhe fruktozë, bor, kripëra minerale të potasit, kalciumit etj. Si dhe acide organike që i japin shije lehtësisht majhoshe dhe jo velëse. Në organizëm ka vlera dietike: shton prodhimin e lëngut gastrik në stomak, përmirëson punën e mëlçisë, pastron zorrët, lufton osteoperozën fal borit një obligo-element që i bën kockat më të shëndetshme. Sheqeri i rrushit asimilohet lehtësisht dhe çliron kaloritë për nevojat e organizmit.

Rrush te thate gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi ne cilesine maksimale me paketim dhe me peshe.

Share: