Home KRYESORE Taksa, qendrimi amerikan percan politiken ne Kosove

Taksa, qendrimi amerikan percan politiken ne Kosove

Qeveria e Kosovës e përbërë kryesisht nga koalicioni i madh mes PDK së Hashim Thaçit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mund të shkojë drejt përplasjes si pasojë e reagimeve ndaj qindfishimit të taksës për prokuktet serbe.

Me sa duket presioni i fortë diplomatik nga Uashingtoni po i jep frytet e tij, për riheqjen e një takse që po bëhet pengesë për dialogun shqiptaro- serb, i cili mund t’i hapë rrugë ndryshimit të kufinjve dhe këmbimit të territoreve.

Zyrtarë të lartë të PDK’së po ngrenë zërin për suprimimin e taksës së vënë gjithë bujë, madje të mbështetur edhe nga Edi Rama.
“Mbrëmë Memli Krasniqi, kreu i grupit parlamentar të PDK’së, tha se “nëse Uashingtoni insiston që me çdo kusht të hiqet taksa atëherë kjo duhet të shqyrtohet”.

Por, pak më shumë se një muaj më parë, kreu i PDK’së, Kadri Veseli, thoshte se i ka dhënë përkrahje të plotë Ramush Haradinajt për vendosjen e taksës ndaj Serbisë, kujton sot Gazeta Express. Madje kjo media ka ripublikuar edhe një video ku Veseli pretendonte se taksa 100 për qind kishte qenë ide tij. “Cëshja nuk ka qenë se si të ngritët taksa, por si të mos hiqet taksa. Kjo është ajo cfarë kam biseduar me kryeministrin, se si të jemi serioz që kur të ngritët taksa, më mos të hiqet”, citohet deklarata e Veselit.

Pas kësaj përplasjeje që u nxit nga kërkesa ultimative e SHBA fshihet në fakt një lojë e fortë diplomatike. Shumë kush në Prishtinë pretendon se pas vendimit të Haradinajt, që kishte nota patriotike dhe ndezi gjakrat e të gjithë atdhetarëve, qëndronte Berlini zyrtar, i cilio kërkon me çdo kusht mosrealizimin e një marëveshje Thaçi – Vuçiç, e cila do të hapte kutinë e Pandorës së shteteve etnike në Ballkanin perendimor.

Por, me sa duket linja Putin-Vuçiç-Thaçi që ka arritur të sigurojë një lobim të fuqishëm në Uashington synon të arrijë të kundërtën: përmbylljen e një marëveshjeje me shkëmbim teritoresh.

Pikërisht këto dy linja, njëra që përfaqëson PDK e Thaçit dhe tjetra atë të Haredinajt që në këtë rast përkrahet edhe nga opozita e LDK-së dhe Vetëvendosjes po përplasen në qeverinë e koalicionit në Prishtinë.

Në varësi të faktit se cili do të fitojë do të varet edhe e ardhmja e qeverisë.

Nëse taksa vazhdon të mbahet edhe me mbështetjen e Tiranës zyrtare që e ka çertifikuar atë me deklaratat e kryeministrit, kërcënimet amerikane nuk do të jenë më shaka.

Por nga ana tjetër, nëse kryeministri Haredinaj tërqiqet nga ajo, ai nuk do të kishte më kuptim të qëndronte në krye të qeverisë pa masën e tij më popullore deri më sot.
Nëse do ta bënte, ai do të mbetej një shef qeverie kukull, të cilin askush nuk do ta merrte më seriozisht.

©Lapsi.al

Share: