Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një “qytetari dixhital”, sipas të cilit pavarësisht ligjit për mbylljen e basteve sportive kompania e Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos vazhdon punën.
Sipas mesazhit të denoncuesit, për Dakon dhe Ramën ligji nuk ekziston, ndërsa kompania në fjalë vijon edhe sot punën.
“Per Boset e mafies se bixhozit Olsi/Gjushi ligji nuk ekziston!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot te qytetarit dixhital. sb
Prsh Doktor! Ore po kjo kompania e Olsit dhe e Dakos vazhdon pune akoma ! Apo si ngacmojme familjaret e atij te gjatit ne! Se ne te tjeret qe mbanim familjen me buke le te rime pa pune tani. Ja dhe sot pranojne baste tek kompania e Olsit dhe Dakos”-shkruhet në postimin e Berishës.