Home KRYESORE Vasili: E tha edhe “Zëri i Amerikës”, qe Rama s’ka më surrat...

Vasili: E tha edhe “Zëri i Amerikës”, qe Rama s’ka më surrat të rrijë në qeveri

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka kërkuar kryeministrit Rama largimin e një orë e më para nga detyra, pas publikimit nga “Zëri i Amerikës” të përgjimeve ku zyrtarë të lartë socialistë deri edhe deputetë janë kapur duke blerë vota.

Postimi i plotë

Edi Rama ky kancer i krimit.

Po a ka surrat më të rrijë ne qeveri ky Edi Rama.

U tund Zëri i Amerikës duke denoncuar felliqesirat e vjedhjes se votave nga Edi Rama me kriminelë dhe me horra në krye të bashkive.

I madh e i vogël e ka të qartë si drita e diellit se çfarë bandit kryeministër kemi dhe se si ky është bërë njësh me kriminelët,se si është bërë peng i kriminelëve, se si ndan paratë me ta, se si ja ka shitur shtetin kriminelëve.

Çdo ditë që rri ky kryeminister është ditë feste për kriminelët dhe ditë ferri për shqiptarët.

Ky kryeminister duhet shkulur me rrenjë si kancer i krimit./ D.L/opinion.al

Share: