Home KRYESORE VIDEO/ Polici i Rrugores nuk të ndal më në rrugë, gjoba të...

VIDEO/ Polici i Rrugores nuk të ndal më në rrugë, gjoba të vjen me postë

Nëse më parë Tirana ishte si shtetrrethim me policë në çdo kryqëzim tashmë nuk ka më të tillë. Duhet thënë se pas daljes së urdhërit të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në fund të dhjetorit, numri i policëve në rrugë është pakësuar. Së paku në Tiranë.

Por kjo nuk do të thotë se do të shpëtoni nga gjoba, nëse kryeni shkelje të Kodit Rrugor, teksa drejtoni mjetin.
Gjobat tashmë të vijnë me postë.

Përmes një videoje publikuar sot në media, Policia Rrugore e Tiranës ka treguar se si filmohen drejtuesit e mjeteve që kalojnë semaforin e kuq, apo ata që nuk ndalojnë në vijat e bardha.

Tashmë punonjësit e policisë vëzhgojnë me mjete të uniformuara (mjete policie), si me mjete civile sjelljen e drejtuesve të mjeteve në rrugë. Kur vënë re që ka shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, mjeti filmohet, fotografohet dhe i përpilohet masa administrative e cila i dërgohet në adresën e vendbanimit.

Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore në fokus do të jenë ata që nuk respektojnë sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë ndaj këmbësorëve, etj./Opinion.al

Share: