Vrasja e 29-vjeçares Angjelina Petro, ku autor i krimit ishte babai i saj, ka shokuar jo vetëm opinionin publik në Shqipëri, por edhe mbarë Greqinë.
Gazetari i kronikës, Armand Bajrami, tregoi në studion e emisionit “Opinion” se Angjelina kishte 15 vite që jetonte në shtetin fqinj, e cila ishte integruar atje dhe vitet e fundit nuk jetonte me të atin.
Mësohet se mbrëmjen e 2 janarit, – tha ai- ajo ka bërë një vizitë në shtëpinë e të atit dhe mbas një konflikti që ka lindur aty për aty, pasi ajo po shkëmbente mesazhe në celular, mund të ketë ndodhur edhe vrasja e saj.
Bajrami thekson se konflikti ka qenë më i hershëm, për shkak se babai i saj nuk e pranonte lidhjen që kishte ajo me një djalë afgan, pavarësisht moshës madhore të vajzës.