Home KRYESORE 8 institucione i kanë fshehur informacionet! Ja plas Meta: kanë kryer një...

8 institucione i kanë fshehur informacionet! Ja plas Meta: kanë kryer një shkelje të rëndë…!

Presidenti thekson se mos dhënie  informacioneve ndaj Presidentit është një shkelje e ligjit dhe Kushtetutës.

Kreu i shtetit, Ilir Meta pas takimit me banorët e zonës së Unazës së Re në Tiranë ka publikuar qëndrimin e tij zyrtar për këtë situatë të krijuar.

Meta në listën e gjatë    të shkresave, thekson se institucionet e qeverisë nuk i kanë kthyer Presidentit përgjigje për kërkesat për informacion.

Presidenti thekson se mos dhënie  informacioneve ndaj Presidentit është një shkelje e ligjit dhe Kushtetutës.

Më tej Meta kërkon nga institucionet që të nisin dialogun me banorët e Unazës së Re, ndërkohë që i bën thirrje të ndërpresin punimet dhe prishjen e objekteve.

“Disa nga këto institucione edhe sot më datë 03.02.2019, kur kanë kaluar më shumë se 75 ditë nga kërkesa fillestare e Presidentit, nuk kanë kthyer ende një përgjigje mbi informacionin e kërkuar, edhe pse kërkesa e Presidentit është ripërsëritur në adresë të tyre.

Institucionet që nuk kanë dhënë informacion ndaj Presidentit të Republikës, dhe nuk kanë kthyer një përgjigje konform kërkesës janë :

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

–          Ministria e Drejtësisë

–          Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit/Integrimit të Ndërtimeve/Zonave Informale

–          Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

–          Ministria e Brendshme

–          Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo llogjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.

Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kryer një shkelje të rëndë të nenit 92/h të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që përcakton kushtet e së drejtës së informimit, pasi kanë shmangur zbatimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor me mosdhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës”, shkruan ai./standard

Share: