Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin AhiNi, ose ndryshe njohur si gripi i derrit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
I pari është shtetasi Arben Sula, 48 vjeç nga Elbasani që himbi jetën mëngjesin e djeshëm në spital, pas disa ditësh i shtruar aty.
Mostrat e analizave të pacientit janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që përgjigja pritet të dalë sot.
Aktualisht sipas informacioneve që vijnë nga ky spital, në QSUT, janë 8 pacientë të dyshuar si të prekur nga gripi i derrit, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa dyshohet se edhe një person tjetër ka humbur jetën si pasojë e infektimin me virusin AH1N1, por edhe ky rast pritet të verifikohet. D.l/opinion.al