Home KRYESORE Basha: Më 16 Shkurt ju jeni Qeveria, ata përballë do shkojnë në...

Basha: Më 16 Shkurt ju jeni Qeveria, ata përballë do shkojnë në burg

Lideri demokrat Lulzim Basha ka vijuar turin në rrethe, duke ftuar njerëzit të marrin pjesë në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë. Gjatë ditës së sotme ai ishte në qytetin e Durrës, dhe u ndal pikërisht tek kryebashkiaku Dako i cili është në qendër të “ciklonit” pas publikimit të përgjimeve për shit-bjerjen e votave.

“Edi Rama ka shpallur Zërin e Amerikës armike publike, se siç është çmendur ai në Tiranë është çmendur edhe ky në Durrës se ata të dy janë bashkuar si tubat e kanalizimeve”, u shpreh Basha, teksa takoi disa qytetarë në qendër të qytetit.

Po kështu kërkoi që protesta e 16 Shkurtit të jetë masive, pasi në këtë mënyrë, tha ai, do të largojmë politikanët që e kanë vendin në burg bashkë me kriminelët me të cilët kanë blerë votat. Basha përsëriti edhe një herë se opozita kërkon të vijë në pushtet përmes votës.


“Që të realizojmë programin tonë duhet të kemi një proces zgjedhor. Ne kemi shteruar të gjitha mundësitë politike dhe istitucionale, me 16 shkurt sipas parimeve që kanë ndërtuar Europën, ju që do të vini në atë shesh, ju jeni qeveria, ju jeni sovrani dhe ata që kemi përballë janë ata që shumë shpejt do të meritojnë shumë shpejt nëpërmjet një drejtësie të pastruar e të ndershme, atë që gjen këdo që tall dhe nëpërkemb popullin e vetë.

Vendi i Edi Ramës, Vangjush Dakos është aty ku e kanë vendin kriminelët me të cilët blejnë votat!Kjo do të bëhët, jo sepse e them unë, por sepse e thotë ligji!”, u shpreh kreu i PD-së.
/Ri-De

Share: