Home KRYESORE Basha nga Lezha: Përjashtim nga TVSH, për bizneset nën 140 mln lekë

Basha nga Lezha: Përjashtim nga TVSH, për bizneset nën 140 mln lekë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte sot në Lezhë, ku pati një takim me biznesin e vogël në këtë qytet.

Basha u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve ti bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 16 shkurt në Tiranë.

Basha tha në fjalën e tij, se sapo të vijë në pushtet, i gjithë biznesi i vogël që bën një xhiro vjetore nën 140 milion lekë, do të përjashtohet nga TVSH.

Ndërsa taksa do të jetë 0.5 për qind e xhiros vjetore e cila do të vendoset me një pullë në vitrinë.

“Kjo situatë po çon në mbylljen më të madhe të biznesit të vogël në Ballkan. Sot që flasim 50 biznese të vogla do të mbyllin qepenat për të mos i hapur më. Dhe kjo ndodh çdo ditë. Kjo është e papranueshme. Familjarët po humbin bukën e gojës dhe punën. Qeveria nuk ka në vëmendje papunësinë e shqiptarëve. Nuk kanë këtë interes, porm pasurinë e tyre marramendëse. Kjo situatë do të marrë fund një orë e më parë. Qëllimi ynë është punësimi, prioriteti ynë kryesor. Ju duhet të vazhdoni biznesin për veten tuaj dhe punësim për njëerëzit.
I gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, që jam i sigurt se ti nuk e ke as gjysmën e asaj xhiroje në Lezhë, do të përjashtohet nga TVSH, taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu tek vitrina jote, mirëqënie dhe punësim. Qëllimi ynë është të merrni diklë tjetër në punë, e jo të të mbyllet biznesi.”, tha Basha. D.l/opinion

Share: