Home KRYESORE Berisha bën publike mesazhet: Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi

Berisha bën publike mesazhet: Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi

Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Dy qytetar dixhital i kanë dërguar Berishës informacione për një  krim të tmerrshëm sipas tij dhe mesazheve të qytetarëve, të ndodhur në Kavajë.

Bëhet fjalë për përdhunimin e një nxënëseje të shkollës 9-vjeçare nga 8 nxënës të po të njëjtës shkollës. Berisha shkruan se ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë. Në mesazhe thuhet se të gjithë janë në dijeni të ngjarjes së rëndë por askush nuk ka merr masa.

STATUSI I BERISHËS

Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!

Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb

Doktor përshëndetje. Jam një zonje nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë mare asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

Share: