Home KRYESORE Dhimbje Bije! Nga Marsela Xhafa

Dhimbje Bije! Nga Marsela Xhafa

Thone se do kaloj
Nuk di nese do kaloj… Une nuk e besoj.
Une di te them se qekur ti ke ikur dhimbja me ka mberthyer zemren Ba.
Jam merzitur.. Jam pikelluar shume Ba.
Po, po jam merzitur e me Zotin.

E di pse?
Sepse deri ne rrahjen e fundit te zemres tende une kam besuar per nje mrekulli.
Edhe kur me thane se ti nuk kishe me asnje shprese une serish besova.
E di Ba… Edhe kur te shikoja qe nuk merrje me fryme une serish nuk besoja.

Nuk besoj as sot… Kur ditet jane rrokullisur e jane bere muaj.

Asgje nuk eshte me njesoj.
Madje as ky qytet ku une perdite shkel nuk eshte me njesoj pa ty.

Je gjithkund Ba… Je me eren, vjen bashke me shiun.. Je ne rrezet e diellit
Je ne qiell…
Ndaj une ngre syte drejt tij me shpresen se rete do formesohen e do krijojne fytyren tende…

E di qe ti kurre nuk do te doje ti perjetonim keto.
E di Ba ndaj deri ne momentin e fundit ti kurre nuk e dhe veten para nesh.

Me fal Ba ndoshta ne.. Ndoshta lotet tane… nuk po te lene te qete..
Me fal Ba ndoshta edhe qe po te shkruaj kaq shpesh…
Falme Ba…por dhimbja prej bije me ka pushtuar

Share: