Home KRYESORE Dimri i vetmisë së madhe për qeverinë! Nga Nora Malaj

Dimri i vetmisë së madhe për qeverinë! Nga Nora Malaj

Të vertetat e hidhura i tregoi mbrëmë RAI 2 Italian. Me zë , figurë dhe filmim treguan qartë se çfarë ndodhi në Shijak me Iglin , gjatë fushatës së 2017 për blerjen e votave në interes të PS. Në reportazhin e treguan te ky “kazan ndërkombetar mediatik” rasti nuk është sporadikë , po një rast kriminal ku lidhja e drogen , armet lidhjet me shitblerjen e votës .

Ndaj vidhen armët në magazinat e Ministrisë së Brendshme ditën për diell , e askush nuk tregon , se duhet të funksionjë shitblerja e tyre përtej vendit , ndaj vazhdon të funksionoj kultivimin i narkotikëve , se duhen para , se paratë duhet për blerjen e votës . “Alle ultime slezione è successo cosi? Si , come succederà anche alle prosime”.

Dhe ashtu siç thotë trafikanit Igi ,qe jeton në Shijak :”Po , do te ndodh e njejta gje edhe ne zgjedhjet e ardhshme”. Tashmë është mese e qartë skema sesi do të funksioj nga PS.

Kjo ishte arsyeja pse në 16 shkurt Garda përdori Lendet Helmuese Luftarak për të helmuar popullin dhe për të ndaluar revoltën popullore. Pasi e drogoi, e kanabizoi , e largoi nga vendi , përdori dhe helmin që t’i mbyll gojën popullit. Kush shqiptarëve e pranon këtë ??!!

Kjo është drama që po luhet në kurrizin e këtij populli , i cili po kalon kalvarin më të gjatë të trazicionit të tejzgjatur , për interesa të narkoshtetit . Qeveria sot është në ditën e saj të hallit më te madh. As moti nuk e ndihmon.

Rrishtazi i solli borën për të t’i treguar se ky është Dimri i vetmisë së Madhe për të . Dhe Zoti e natyra e ka braktisur ! Askush nuk i do dhe nuk i bekon trafikantë e armëve e drograve që duan të vrasin ,largojnë e helmojnë vendin e tyre!

Sot nuk po flasim më ne , sot po flet e gjithë bota dhe të gjitha mediat prestigjoze që nuk janë “kazan ndërkombëtar” po e verteta e treguar lakuriq , me zë e figurë! Ra kjo borë e zbardhi ca të vërteta !

Share: