Nëna e djalit që ende nuk ka arritur të kapet nga policia, ka reaguar përmes një mesazhi në emisionin “Dritare” në News 24.
Në mesazhin e saj zonja thotë se variantet që po diskutohen në emision nuk janë të tilla dhe se djali nuk ka qenë i dashuri i vajzës, sikurse është bërë me dije nga mediat deri në këto moment. Ajo shkruan gjithashtu se djali nuk është i qetë psikologjikishtk, por do të flasë kur të jetë më i qetë.
Mesazhi
Mirëmbrëma Rudina, jam prindi i djalit që mungon. Nuk është i dashuri i vajzës, shumë nga ato që po thoni në emision nuk janë të tilla. Djali im është i rënduar psikologjikisht, gjerat janë shumë më ndryshe. Kur të jetë më i qetë do flasë”,- thotë ajo. / M.B/opinion.al