Nga Endri Shabani
Krimineli qe vrau sot gruan, ashtu si edhe shume gra-vrases te tjere, eshte njeherazi edhe viktime e nje konflikti social dhe emocional qe po ndodh ne shoqerine tone.
Shqiptaret po jetojne ne nje krize sociale qe shkaktohet nga konflikti mes te shkuares qe refuzon te shkoje dhe te tashmes qe ngurron te vije. Modeli i shkuar familjar eshte duke u shkermoqur dhe bashke me te edhe marredheniet e pushtetit brenda familjes.
Deri dje familja kishte imunitet nga nderhyrjet e jashtme, dhe vendimet merreshin nga ai qe ishte me i forte fizikisht. Gjithashtu punet ishin te ndara: burri fitonte “buken e gojes”, gruaja rriste femijet. Per pasoje, burri kishte edhe pushtetin fizik edhe ate ekonomik.
Martesa shihej si e pazgjidhshme. Nese gruaja kishte ankesa, ato, ne rastin me te mire, degjoheshin nga “pleqte” (prinderit e paleve apo te moshuarit e tjere ne komunitet). Keta te fundit gjykonin brenda normave morale te kohes, te cilat kryesisht ishin ne avantazh te burrit.
Sot, gruaja mund te punoje dhe mund te fitoje madje edhe me shume se i shoqi. Gjithashtu, marredheniet midis tyre mbikqyren nga shteti. Nese burrit i teket te beje cfare te doje, gruaja kerkon mbrojtjen e policise dhe gjykates, e cila gjykon duke i trajtuar te dy te barabarte.
Nga njera ane, grate dhe vajzat (nje pjese e tyre), duke patur mundesi te shkojne ne shkolle, te ndjekin median dhe rrjetet sociale, kuptojne qe ato nuk kane pse te jetojne jetet e gjysheve te tyre, dhe per pasoje zgjedhin t’i sfidojne modelet tipike te se shkuares. Ato kuptojne se mund te jetojne nje jete me te drejte e me te ndershme, duke patur te njejtat mundesi si burrat. Keshtuqe, kur perballen me nje situate problematike, grate gjykojne duke menduar si duhet te jete, dhe si duhet te funksionojne gjerat.
Nga ana tjeter burrat dhe djemte (nje pjese e tyre), duke u rritur ne nje shoqeri qe i rrit me kercenimin “pse keshtu ben burri?!”, refuzojne te jetojne ne nje shoqeri te ndryshme nga ajo e prinderve apo gjysherve te tyre. Per pasoje, kur jane perballe nje konflikti ne familje ata perpiqen t’i zgjidhin gjerat duke menduar si ka qene, dhe perpiqen te mendojne se cfare do bente babai apo gjyshi i tyre ne raste te tilla.
Kanunet tona tregojne per nje trashegimi te jashtezakonshme ligjore, por ato rregulla i pershtateshin nje shoqerie krejt te ndryshme nga kjo e sotmja, dhe ishin hartuar per nje bote te mijevjecarit te shkuar.
Ne kete pike, keta burra kane nevoje te ndihmohen qe te kuptojne se kane ngecur mes dy botesh, dhe se mendesia e tyre eshte relike e te shkuares, por kurresesi instrument per te perballuar sfidat e te tashmes.
Ne menyre qe ta shmangim kete dhune ne te ardhmen duhet qe shkolla, por edhe media, te angazhohet per te folur per kete ndryshim ne marredheniet sociale, e per t’i ofruar nje busull, ne menyre qe keta burra te mund te jetojne ne mijevjecarin e trete.