Një nga makinat e Gardës që ishte pjesë e eskortës së kryeministrit Rama që po shkonte drejt Beratit, është aksidentuar gjatë rrugëtimit.
Burime për News 24 pranë Gardës së Republikës, bëjnë me dije se një trajler i ka prerë rrugën njërës prej makinave të eskortës.
Për fat të mirë nga ky incident, nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Sipas ekspertizës fajin për përplasjen e ka pasur trajleri i cili ka hyrë në mënyrë të gabuar, pranë fshatit Gosë të Kavajës.
Më herët lajmin e dha nëpërmjet qytetarit dixhital, ish kryeministri Berisha./opinion.al