Dashi
Ritmet sa vijnë e bëhen më marramendëse, por bashkë me to rritet dhe stresi i përditshëm, prandaj se bëni ndonjë ndalesë ‘sa për të marrë frymë? S’është keq. Përplasje të vogla me dikë.
Demi
Sot është Merkuri ai që me ndikimin e tij mund t’ju bëhet të vetëdijshëm jo vetëm për aftësitë tuaja, por edhe për rolin drejtues që ju takon të merrni në sferën tuaj. Interesant edhe erosi.
Binjakët
Përsëri ju këshillohet të jeni sistematikë në punën tuaj dhe të mos lini të akumulohen problemet në vijim. Një Hënë “zevzeke” bën që edhe ju të jeni shumë pak të komunikueshëm sot.
Gaforrja
Merkuri vazhdon të jetë “në opozitë me ju” prandaj edhe sot nuk do ta keni aspak të lehtë punën në shumë aspekte. Dikush përpiqet t’ju fusë në grackën e rivalitetit, prandaj kini kujdes.
Luani
Harmonia e Marsit me Afërditën përveç se ju bën të jeni më të afrueshëm, më të hapur ndaj të tjerëve, ju jep edhe energji të reja. Forma e mirë fizike është në një linjë me gjendjen e mirë shpirtërore.
Virgjëresha
Nëse duhet vërtet të tregoheni të rezervuar në një aspekt, këtë duhet ta bëni në dashuri, pasi një hap i hedhur pa menduar mund të përmbysë gjithçka. Kujdes, merrni gjërat më seriozisht
Peshorja
Një kuadër yjor përgjithësisht pozitiv nuk do të tthotë aspak se duhet të shpenzoni pa kriter para dhe energji. Dikush mundohet t’ju diskreditojë, por keni miq të mirë që ju mbrojnë.
Akrepi
Tashmë që marsi nuk është më “nëpër këmbë” jeni shumë më të lirshëm për të vepruar, aq më tepër që Merkuri favorizon pikërisht aftësitë tuaja krijuese. Mbrëmje interesante në planin afektiv.
Shigjetari
Nuk do të mungojnë mundësi mjaft të mirë në fushën e punës, por me Afërditën dhe Hënën në harmoni si rrallë herë, sot do të jeni më të prirur për t’u marrë me “plagët e zemrës”.
Bricjapi
Hëna në një pozicion aspak të përshtatshëm sot për ju, jo vetëm që ju bën nervozë, por mund të ndikojë keq edhe në gjendjen tuaj shpirtërore, prandaj evitoni rënien në pesimizëm.
Ujori
Në përgjithësi pritet një ditë e mirë për ju, pasi janë një sërë yjesh në anën tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet ta flini mendjen. Dikush mezi pret sa të shpërqendroheni për t’ju goditur.
Peshqit
Marsi dhe Afërdita në disharmoni mund ta ndërlikojnë në momente të caktuara ditën tuaj, që gjithsesi pritet të ketë më shumë momente të mira sesa probleme. Raporte paksa të tendosura me partnerin.