Home KRYESORE Ish ministri i Jashtem: Skandal, ne shkojme ne Europe, jo ne Azi…

Ish ministri i Jashtem: Skandal, ne shkojme ne Europe, jo ne Azi…

Nga Tritan Shehu

Pamjet e aeroportit te Tiranes flasin per nje tentative cvendosje drejt Lindjes se Shqiperise.
Ne hyrje te aeroportit te Rinasit, atje ku cdo shtet sovran vendos vetem flamurin e tij, valeviten ata shqiptare e kineze.

Ne vendet e BE flamuri kombetar aty shoqerohet me ate europian, gje qe duhej te ndodhte edhe te ne si vend “Kandidat”.

Por krejt ndryshe, ne mungese dinjiteti, orientimi, apo si pasoje e mareveshjeve okulte, Rilindja ben qe ne “porten” e Shqiperise, te prezantohemi me flamurin kinez…si dikur!

E pa tolerueshme kjo per cdo shtet (jo bananesh), pavaresisht koncesioneve ekonomike.

Mbasi po detyron te largohen kompanite perendimore, mbasi prej 6 vitesh nuk ka investime te tilla, kjo qeverisje po deformon edhe simbolikat ne pikat tona strategjike te prezantimit, sic eshte aeroporti “Nene Tereza”.

Ky eshte nje sinjal politik i perseritur ne kundershtim me interesat e orientimin tone kombetar drejt Europes e Perendimit, eshte nje arrogance e provokacion ndaj partnereve tane strategjike, ShBA e BE.

Shqiptaret nuk duhet ta lejojne kete paraqitje skandaloze te Shqiperise!

Share: