Home KRYESORE Italiani i kërkon besë sipas Kanunit shqiptarit, i vrau djalin që i...

Italiani i kërkon besë sipas Kanunit shqiptarit, i vrau djalin që i hyri në banesë!

A është Kanuni një kod sjelljeje për Shqipërinë që vetëm siguron hakmarrje apo mund të kthehet në falje? Familja Sicignano takon një ndërmjetës për të folur me prindërit e djalit, vdekja e të cilit duhet të kërkohet me një gjak tjetër.

Francesco Sicignano vrau një grabitës shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e tij gjatë natës. Ai nuk e di se duhet të përballet me hakmarrjen e Kanunit, një kod të tmerrshëm dhe arkaik që ende ekziston sot në një pjesë të Shqipërisë, siç na tregon Luigi Pelazza në shërbim të tij më 27 janar 2019, shkruan media italiane le IENE.

Sipas këtij ligji mesjetar, gjaku duhet të lahet me gjak. Vetëm ndërhyrja e një ndërmjetësi ndonjëherë mund të ndryshojë fatin.

“Është shumë e qartë se familja vuan për shkak të kësaj çështjeje. Në këtë rast Kanuni thotë se ekziston mundësia e faljes,” – shpjegon ndërmjetësi që dëgjon Kryefamiljarin Sicignano para se të niset për në Shqipëri për t’u takuar me prindërit e djalit të vrarë për të cilin ai pretendon vdekjen e tij.

“Babai i djalit të vrarë mund të dëshirojë të takohet me Francescon në atë rast, ne do të duhet të shkojmë në Shqipëri. Nëse vini me mua do të jeni nën përgjegjësinë time dhe asgjë nuk do t’ju ndodhë derisa të ktheheni në shtëpi. Sepse në qoftë se diçka duhet të ndodhë me ju unë do të çnderohem “.

360grade.al

Share: