Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Spitalin Infektiv në QSUT.
Mjeku i goditur është Gentian Stromi, i cili dje ka qenë si mjek roje.
Sipas dëshmitarëve, mjeku është tërhequr disa metra me forcë deri të recepsioni nga shtetasi A.M, tashmë i shpallur në kërkuar.
A.M, përpos që e ka tërhequr, e ka dhunuar mjekun duke e goditur me grushte.
Dhunuesi kishte shkuar për të vizituar një të afërmin e tij të shtruar në këtë spital.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi shkuar menjëherë në vendngjarjem por dhunuesi ishte larguar nga vendngjarja. Dl/opinion.al