Home KRYESORE Kosova, 11 Vjet paqe brenda dhe paqe ne Rajon

Kosova, 11 Vjet paqe brenda dhe paqe ne Rajon

Nga Prof. Lisen Bashkurti

U bene 11 vjet qe Kosova shpalli pavaresine e saj. Ishte kontribut i madh i sacrificave mbare popullore, i bijeve dhe bijave qe dhane jeten e tyre, i lidershipit trim dhe mendjendritur si dhe I mbeshtetjes se fuqishme te aleateve strategjike te Kosoves, ShBA, NATO dhe BE.

Ne keto 11 vjet pavaresi Kosova ka deshmuar se eshte e perkushtuar per te ndertuar shtetin demokratik, sundimin e ligjit, mireqeverisjen, lirite dhe te drejtat e njeriut dhe te pakicave dhe ekonomine e tregut te lire. Gjithashtu, Kosova po demonstron angazhim serioz per integrimin e saj ne strukturat Euro-Atlantike dhe Evropiane.

Mbi te gjitha ne keto 11 vjet Shtet i Pavarur dhe Sovran, demokratik dhe multietnik Kosova ka arritur te siguroje paqe brenda saj dhe te kontribuoje per paqe ne Rajon.

Me kete arritje Kosova dhe populli I saj kane treguar se e kane merituar pavaresine, sovranitetin dhe teresine territoriale. Keto arritje nuk mund t’i cenoje askush.

Gezuar 11 Vjetorin e Pavaresise, Kosova jone e dashur!

Share: