Home KRYESORE Kryemadhi-Gjonajt: Cila është lidhja e burrit tënd me Vis Martinajn?!

Kryemadhi-Gjonajt: Cila është lidhja e burrit tënd me Vis Martinajn?!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren e Drejtësiësë Etilda Gjonaj, se bashkëshorti i saj ka lidhje me bandat e kumarit në vend.

Gjatë fjalimit të saj në Parlament, Kryemadhi i është drejtuar Gjonajt, duke i kërkuar të sqarojë lidhjet e saj me Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur tetorin e shkuar në një përleshje me armë zjarri me një grup tjetër kriminal në zonën e ish-Bllokut.

“Pse është pushuar disa herë burri i saj nga Tatimet? Kush janë lidhjet e tij me Ervis Martinajt dhe lidhja e saj me pjesëtarë të qeverisë. I them Etilda Gjonajt të jetë e kujdesshme në telefonatat e saj dhe mesazhet qe i çon gjyqtarëve dhe prokurorëve”, paralajmëroi Kryemadhi.

Burime të gazetës “Shqip” janë në dijeni të mpleksjes së burrit të Etilda Gjonajt në botën e kumarit.

Bëhet fjalë për lidhjen e Martinajt me Irvelin Gjonaj, për të cilët thuhet se janë ngatërruar një herë për shkak të borxheve në kumar.

Përflitet se Irvelin Gjonaj është marrë peng për disa orë nga Ervis Martinaj.

Gazeta Shqip

Share: