Home KRYESORE Manjani flet për modelin: Bëhem kryetar bashkie dhe ja lyp më të...

Manjani flet për modelin: Bëhem kryetar bashkie dhe ja lyp më të bukurës!

Në studion e emisionit “Opinion”, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me qëndrimin e Ministres Elisa Spiropali mbi ngjarjen e ndodhur në Kavajë.

“Ministrja nëse nuk ka ndër mend të kërkojë ndjesë, të paktën të mos bëjë ciniken”, tha Manjani, referuar deklaratës së Spiropalit e cila tha ndër të tjera se raste të tilla fatkeqësisht ndodhin edhe në vende shumë të zhvilluara, e madje mbi to janë bërë edhe filma.

Ndër të tjera, ish-ministri i Drejtësisë kritikoi atë që ai e cilësoi si model duke u shprehur: “Po flasim për modelin. Modeli është: Unë bëhem kryetar bashkie, ja lyp më të bukurës, po s’ma dha e fshi. Ky është modeli i krijuar nga partia e zonjës ministre”./M.B/Opinion

Share: