Home KRYESORE Mark Marku: Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën...

Mark Marku: Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje.

Pedagogu dhe analisti i njohur Mark Marku ka deklaruar në një emision televiziv ku po flitej për protestën e 16 shkurtit se është më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje.

Marku tha se pakënaqësia në popull është shumë e madhe dhe nëse kjo protestë kalon në heshjte nga opozita, do të jetë populli sipas tij që do të reagojë dhe marrë në dorë fatin e tij.

“Që opozita të protestojë në mënyrën më të ashpër te mundshme, siç ndodh ne Francë, absolutisht jam dakord që ta bëjë dhe e mbështes”, – tha ndër të tjera Marku në “Opinion”.

“Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje. Në popull po zien pakënaqësia dhe nëse kjo protestë kalon në heshtje nga opozita do jetë populli që do marrë në dorë fatet e tij, qoftë edhe me dhunë. Nuk ka formë tjetër për të mbrojtur demokracinë në këto kushte përballë kësaj qeverie arrogante.

Ka dy muaj që Franca bën protesta të dhunshme. Nuk e akuzon njeri opozitën aty se do të marre pushtetin me dhunë. Kjo nuk quhet marrje e pushtetit me dhunë por një forme e protestës së ashpër. Që opozita të protestojë në mënyrën më të ashpër te mundshme, siç ndodh ne Francë, absolutisht jam dakord që ta bëjë dhe e mbështes”, është shprehur analisti Marku.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Share: