Home KRYESORE Media e huaj, jehonë thirrjes së dhimbshme të pedagogut: Na ndihmoni, para...

Media e huaj, jehonë thirrjes së dhimbshme të pedagogut: Na ndihmoni, para se të bëhemi Siria e ardhshme

Thirrja e dhimbshme e një pedagogu universitar që sheh vendin e tij të prirur drejt korrupsionit, varfërisë e kriminalitetit. “Nëse demokracitë europiane nuk ndërhyjnë për të garantuar lirinë e zgjedhjeve politike – shpjegon Agron Gjekmarkaj- dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, do të krijohet sërish “rasti Shqipëria” në portet e Italisë e Europës.

Sot në Shqipëri ekziston vetëm fuqia thuajse absolute: ajo e kryeministrit Edi Rama. Institucionet kryesore të shtetit janë në duart e tij. Me pretekstin e reformës në drejtësi, Gjykatat janë gjykata vetëm nga emri: nuk ka më dallim mes policëve, prokurorëve e gjykatësve. Më vjen keq që kam një qëndrim kritik ndaj vendit tim, mbi të gjitha duke folur në një media të huaj, por e vërteta do të na lirojë… ndoshta.

Në gjashtë vite të qeverisjes socialiste, Shqipëria është kthyer në republikën jeshile të kanabisit, duke u bërë, me fakte, vendi qendrorë për një sërë trafikantësh, shpesh të lidhur edhe me personazhe shumë të njohur.

Bota e krimit dhe pushteti janë sinonime

Ne jemi një popull me 4.2 milion banorë, nga këta, nga vitet 90’, 1,5 milion janë emigrantë në vende të tjera. 300 mijë të tjerë kanë ikur në vitin 2015, duke e dërguar kështu numrin e emigrantëve në 1.8 milion. Për një vend kaq të vogël kjo është një vetëvrasje demografike. Sondazhet e fundit ofrojnë një panoramë të frikshme, ku 60% e popullsisë së mbetur dëshiron të largohet.

Siri-Europe

Vetëm pak kohë më parë u publikua një dosje e përgjimeve telefonike midis eksponentëve politikë afër kryeministrit Edi Rama e që i përkasin krimit të organizuar: në këto telefonata flitej haptazi për votat e shitura ose të blera gjatë procesit të fundit elektoral duke goditur kështu fortë legjitimitetin e qeverisë. Kësaj i shtohet edhe ngjarja e kontratave rrugore, të menaxhuara prej vitesh nga njerëz afër Kryeministrit, që ngjall zemërimin dhe trazimin e opinionit publik.

Së fundmi pikërisht reagimi i qytetarëve dhe opozitës bëri që të anulohej një kontratë prej 30 milion eurosh: e cila i ishte besuar një kompanie fantazmë që numëronte një kapital të depozituar prej vetëm 80 cent.

Prej dy muajsh studentë e profesorë të universitetit publik kanë qenë në agjitacion të përhershëm: duke protestuar për një sërë problemesh që peshojnë në jetën e tyre të përditshme. Edi Rama, duke shfrytëzuar këtë moment, e duke mos kënaqur kërkesat e botës së universitetit, ndërroi 80% të ministrave, duke përkeqësuar më tej cilësinë e qeverisë.

Prej dy muajsh studentë e profesorë të universitetit publik kanë qenë në agjitacion të përhershëm: duke protestuar për një sërë problemesh që peshojnë në jetën e tyre të përditshme. Edi Rama, duke shfrytëzuar këtë moment, e duke mos kënaqur kërkesat e botës së universitetit, ndërroi 80% të ministrave, duke përkeqësuar më tej cilësinë e qeverisë.

Tani presim një shenjë të fortë nga Europa

Në 16 shkurtin e kaluar, opozita thirri në shesh mbështetësit e tij dhe e reja është që ishin shumë, më shumë se 60 mijë në një Shqipëri me një popullsi thuajse të përgjysmuar, të arratisur nga një vend i bukur ku i kanë vrarë shpresat mes arrogancës dhe korrupsionit. Protesta u ndoq më pas nga vendimi i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, forca e parë opozitare shqiptare nën udhëheqjen e Lulzim Bashës, për të mos qenë më pjesë e Asmblesë Kombëtare. Gjë që do të duket të enjten e ardhshme, ditë në të cilën do të jetë një tjetër protestë në shesh, panorama është mjaft komplekse.

Kërkohet ndihma e vërtetë e Europës për të jetuar në Shqipëri si qytetarë europianë dhe jo në Europën e emigrantëve, mish për gojën zgjedhore të populistëve të rinj. Jemi europianë, jo macja e zezë e Europës. Na ndihmoni të marrim lirinë nga Pashallarët e fundit osmanë që na qeverisën, vodhën e përqeshën.

Share: