Home KRYESORE Minorenët pre e pedofilëve në rrjetet sociale. Ja disa raste:

Minorenët pre e pedofilëve në rrjetet sociale. Ja disa raste:

Emisioni “Boom” ka bërë një investigim në rrjetet sociale për të parë sesa e rrezikuar është jeta e minorenëve nga pedofilët. Investigimi është bërë në rrjetin social Grindr, – një aplikacion për meshkuj homoseksualë që ka si qëllim njohjen kryesisht për seks. Boom ka krijuar një llogari false të një djali, hipotetikisht 14 vjeçar.

Llogaria ka qenë aktive për disa ditë, dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve. Ata kanë kërkuar fotografi, janë pyetur mbi të dhëna të ndryshme që përfshijnë edhe role e pozicione në seks. Shumë prej tyre shfaqën dëshirën për t’u takuar me 14 vjeçarin, pa marrë parasysh që ai ishte minoren.

Emisioni Boom ka evidentuar rastet e dy meshkujve respektivisht 55 dhe 47 vjeç që kërkonin të kishin marrëdhënie me një 16 vjeçar. 55 vjeçari ishte shtetas i huaj me banim në Tiranë. 47 vjeçari ishte nga Tirana./E.L

WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.27 (1)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.27 (1)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.27 (2)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.27
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.28 (2)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.30 (1)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.30
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.31 (1)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.31 (2)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.31 (3)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.31 (4)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.31
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.32
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.39 (1)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.39

<►>

PJESË NGA BISEDAT ME 55 VJEÇARIN:

I huaji: Ç’kemi vëlla?

I mituri: Ç’kemi? Si je ti ? Unë jam 16. Sa vjeç?

I huaji: 55. Mirë , unë e di se si mund të të bëj ty të lumtur.

I mituri : Si?

I huaji : Nëse ne do takohemi , do ta mësosh.

I mituri: Kështu që … ti nuk e ke problem moshën time?

Pedofili: Jo.

TAKIMI

I huaji: Atëherë , sa vjeç je ti ?

I mituri : Unë jam 16

I huaji: Dëshiron të shkojmë tek apartamenti im apo do të qëndrojmë këtu, sepse është ftohtë ( i prek gjurin me këmbë ). Të pëlqejnë disa puthje? Hera e parë është eksituese.

I mituri :  Më pëlqen realisht  kur thua nuk ka problem, ok je 16 vjeç, s’ka problem sepse ka disa që thonë je i vogël..E tmerrshme!

I huaji: Epo, rëndësi ka të paktën që nuk je i vogël në mendje.

Do të të pëlqente të putheshe?

I mituri : Tani ?

I huaji: Jooo. Nesër!

Në të gjithë trupin ,jo vetëm këtu dhe këtu …Shumë ngrohtë.

SMS PAS TAKIMIT

I huaji: Kevin, më tërhoqe shumë. Mezi po pres të të takoj nesër.

I mituri: Ti dëshiron të më takosh mua kaq shpejt?

I huaji: Unë dëshiroj  nxehtësinë e trupit tënd.

WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.26
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.26
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.27 (3)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.27 (4)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.28 (1)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.28
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.29 (1)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.29 (2)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.29 (3)
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.29
WhatsApp Image 2019-02-11 at 20.06.30 (2)

<►>

PJESË NGA BISEDAT ME 47 VJEÇARIN:

I mituri : Jam këtu unë te një dyqan me fruta -perime.

47 vjeçari: E di mo e di të kam parë. Shiko, ec drejt më poshtë , majtas ke një tunel , futu aty.

I mituri : Nuk futem në tunele unë ,  hajde më merr këtu.

47 vjeçari: Po kapuçin? Pse e ke vënë kapuçin? Nuk e heq dot kapuçin ti? Më ngjan si i maskuar me atë kapucin ti. Ashtu më trembe ti mua.

I mituri : Sa kam bërë dush.

47 vjeçari: Paske bërë  bërë dush ëëëëëëëë? Kalo rrugën këtëj .

TAKIMI

I mituri: Ku do vemi?

47 vjeçari: Për vrap nga liqeni. Si për andej je veshur ti, për nga liqeni.

I mituri : Mua më vjen mirë për një gjë që nuk e kishe problem moshën se thonë ca “u qënke i vogël”.

47 vjeçari: Aaaa po i vogël je ti.

I mituri : Këtej qënka më ftohtë se është Lana afër.

47 vjeçari: Aty do futemi ne. As pesë minuta .

S’ke ndonjë foto aty ti se mirë atje nuk i coje.

I mituri: Unë s’mbaj kshu . Ca fotosh do ti? Nudo mo?

47 vjeçari: Po. Ti ta heq trurin fare ti .

I mituri : Ku do shkojmë këtej ?

47 vjeçari: Shkojmë në ndonjë vend këtej  të fus duart njëcik unë ty.

I mituri: Ouuuu . Që sot mo?

47 vjeçari: Eee. Mbas eksperiencës vjen preferenca

Share: