Vazhdon të ketë ende paqartësi në lidhje me atë që ka ndodhur në ngjarjen e Kavajës, ku një vajzë minorene u abuzua seksualisht nga 8 shokë të shkollës.
News 24 ka zbardhur sot vendimin e Gjykatës së Durrësit, që la në masë arresti me burg abuzuesit e moshës nga 15-17 vjeç.
Sipas këtij vendimi ishte shoku i bankës së vajzës, ai që i kishte sugjeruar vajzës që të denonconte rastin në familje./opinion.al
Shoku i bankës ishte djali i sanitares së shkollës, e cila më pas ka bërë kallëzimin te drejtoresha e shkollës.
Sanitarja e kishte zbuluar mesazhin e djemve në telefonin e djalit.
Për shkat të situatës së paqëndrueshme emocioniale, vajza ka tentuar të vetëvritet.
Gjithëka ka ndodhur sipas vendimit, ditën që i dashuri i vajzës kishte ditëlindje, ku i ka kërkuar vajzës si dhuratë, virgjërinë e saj.
Vajza në fillim nuk ka pranuar, por duke parë insistimin e djalit ka pranuar që ta bëjë një marrëveshje të tillë.
Akti është filmuar nga një shok i përbashkët, i cili po i ruante gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale.