Nikoll Lesi ka bërë një shkrim, ku nxjerr në pah rëndësinë e Ilir Metës. Sipas tij, ndërsa Rama takon vetëm liderat e Prishtinës, Meta do të shkojë në Uashington. Lesi e akuzon Ramën se po përpiqet të ndajë Kosovën bashkë me Thaçin dhe Vuçiç, ndërkohë që Ilir Meta është kundër…
Pjesë nga shkrimi i Lesit
Këtë javë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbahet ceremonia Mëngjesit të Lutjeve. Aktiviteti i përvitshëm ku merr pjesë rregullisht Presidenti i SHBA, Senatorët dhe anëtarët e Kongresit të SHBA, ndaj cilësohet si një nga takimet më të rëndësishme edhe të politikës ndërkombëtare. Të ftuar në këtë ceremoni, që ka një traditë 67 vjeçare, janë kryetarë shtetesh, kryeministra, politikanë, intelektualë, drejtues të komuniteteve fetare që kanë një lidhje speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e saj. Simbolika e kësaj ceremonie të rëndësishme në SHBA është miqësia dhe besimi, ndaj dhe ftesat dhe pjesëmarrja në këtë aktivitet shihet konfirmim i raporteve të veçanta që shtetet dhe politikanët përfaqësues të tyre kanë më SHBA-të.
Këtë vit në ceremoninë kryesore, që zakonisht zhvillohet të enjten e parë të muajit shkurt është i ftuar dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në aktivitetin e Mëngjesit të Lutjeve, si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme. Në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Uashington merr një domethënie të veçantë për zhvillimet në të cilat ndodhet faktori shqiptar në Rajon. Veç marrëdhënieve dypalëshe, Shqipëri-SHBA, tema kryesore në politikën e jashtme është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idetë që kanë nisur që qarkullojnë muajt e fundit për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.
Edhe pse flitet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, më saktë mes dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, çështja është e një rëndësie të tillë që përfshin direkt Tiranën. Ideja e shkëmbimit të territoreve është cilësuar e rrezikshme nga gjithë faktori shqiptar në Rajon, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos Gjermania. Bëhet fjalë për një projekt që po serviret si zgjidhje për pavarësinë e Kosovës, por me koston e lartë të dhënies të territorit shqiptar për Serbinë. Është një projekt që në këtë mënyrë si e prezantojnë në Prishtinë dhe në Beograd, të dy presidentët nuk ka as përkrahjen direkte të SHBA dhe as të BE. Presidenti Trump, që udhëheq Botën, ka kërkuar që Marrëveshja duhet të ketë përkrahjen e gjithë faktorit politik shqiptar dhe veçanërisht të popullit të Kosovës.
Por deri më tani vetëm Thaçi dhe Vuçiç janë pro marrëveshjes pa pyetur popullin dhe po luajnë nën rrogoz për interesat e tyre. Edhe Edi Rama në Tiranë. Serbët kanë arsye të përkrahin një ide të tillë, sepse marrin një pjesë territori që e kanë humbur që në vitin 1999, por nuk kuptohet se çfarë fitojnë shqiptarët, kur pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare dhe nga shumica e superfuqive të botës. Në këtë ekuacion me shumë të panjohura për dëmin që u shkaktohet shqiptarëve, Hashim Thaçi ka marrë rolin e “violinës së parë”, ndërsa Edi Rama duket se jep garanci për qëndrimin e Tiranës zyrtare. Një qëndrim i tillë nuk është kërkuar nga Prishtina, nga qeveria dhe parlamenti i saj, por as nuk është besuar nga shqiptarët në Tiranë, sepse ideja e copëtimit të Kosovës nuk ka mbështetës në të dy kryeqytetet shqiptare.
Në këtë linjë, kundër interesave të politikës zyrtare të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë qenë përpjekjet e Edi Ramës në politikën e jashtme. Deklaratat në Prishtinë për paqe të kushtueshme me Serbinë, propozimi i një ministri të Jashtëm që mbron idenë e ndarjes, si dhe drekat dhe darkat në oda burrash në Kosovë, janë të gjitha pjesë e një lobimi që e rreshton Edi Ramën në favor të ndarjes së Kosovës. Kjo lojë me kërcënime ndaj ndërkombëtarëve, harta që ideohen për rishikim territoresh dhe takime private duket se kanë shqetësuar ndërkombëtarët. SHBA dhe BE kanë folur gjithmonë për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por duke theksuar se jo çdo gjë qe bie dakord Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të pranohet.
Shkëmbimi i territoreve është ideja më pak ose e aspak e përkrahur nga ndërkombëtarët si zgjidhje. Por duket se bisedat personale Thaçi-Vuçiç, dhe të Ramës në prapaskenë, kanë shkuar më larg sesa duhej dhe mund të lejojnë ndërkombëtarët. Ndaj dhe të vetmet takime serioze diplomatike këto muaj Edi Rama i ka bërë në Prishtinë dhe në asnjë kryeqytet të BE apo në SHBA. Ishte dhe në Gjermani para disa ditësh gjoja për ekspozitën private, por donte takime me kancelaren Merkel. Asnjë zyrtar gjerman nuk e takoj