Home KRYESORE PD: Koncesioni i tarifimit të parkimeve do ti jepet Besos së Tajvanit

PD: Koncesioni i tarifimit të parkimeve do ti jepet Besos së Tajvanit

Partia Demokratike akuzon Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se do ti japë me koncesion administrimin dhe vjeljen e tarifave të parkimit në Tiranë, Besnik Sulajt, njohur ndryshe si Beso i Tajvanit.

Përmes një statusi në facebook, PD thotë se vendimi i Këshillit Bashkiak i miratuar të premten nuk ka për qëllim eficencën e shërbimit, por pazarin i ri me klientin e vjetër, Beson e Taiean-it.

Më herët në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Ina Zhupa u shpreh: “Bashkia Tiranë nëpërmjet shoqërisë “Tirana Parking” administron shërbimin e Parkimit Publik me Pagesë në disa rrugë dhe hapësira publike të Tiranës. Aktualisht pagesat per parkingun ne rruget e Tiranës kryhen me ane te sistemit me sms dhe me punonjës të bashkisë. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak u vendos dhënia tek një privat për të rritur format e pagesës dhe sigurisht edhe pagesën.

Sipas vendimit, Tirana Parking duhet të hap procedurën konkuruese për përzgjedhjen e fituesit. Ndërkohë fituesi mesa duket është paracaktuar nga Veliaj muaj më parë.
Mesa duket fituesi do jetë kompania: Pay and Go shpk, regjistruar në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një gjeorgjiani, e cila rezulton të jetë një kompani OFFSHORE e rregjistruar në parajsa fiskale.

Bashkia ka nisur të vendos tabela informuese pranë automateve të pagesave “Pay and Go Albania” që janë te vendosur ne rruget e Tiranes ku ne tabela shkruhet “ Mund te paguash edhe ketu”. Nga verifikimi ne disa rruge kryesore te Tiranes ku ofrohet pakingu me pagesë konstatohet qe kompania ka pergatitur infrastrukturen e nevojshme per te ofruar kete sherbim edhe pse nuk ka akoma asnje vendimarrje nga Bashkia Tirane për hapjen e konkurrimit për kompaninë që duhet ta fitonte këtë shërbim”, tha zedhenesja e PD.

*Me poshte shpjegimi qe ka dhene Bashkia para 3 ditesh per sistemin automat te biletave te parkimit./opinion.al

Deklarata e Bashkise

5
Share: