Home KRYESORE Protesta, Basha mbledh sot aleatët

Protesta, Basha mbledh sot aleatët

Protesta e 16 shkurtit po merr çdo ditë e më shumë vëmendje. Opozita po diskuton ende teknikalitetet e protestës së 16 shkurtit e paralajmëruar radikale dhe masive përpara Kryeministrisë në orën 11:00.

Burime pranë PD saktësojnë sot kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim në selinë blu me krerët e partive aleate, ku mësohet se do të diskutohet për masat në funksion të organizimit të protestës por po ashtu do të diskutohen dhe pikat kryesore dhe parimet për një marrëveshje me shkrim mes tyre.

Po nesër, në këtë takim, sipas burimeve opozitare, do të diskutohet mbi një draft për një marrëveshje me shkrim mes PD dhe aleatëve. Ende nuk dihen detaje dhe cfarë përmban dokumenti.

Nuk dihet se si do të afrohen aleatët në një qëndrim, kur disa prej tyre janë shprehur se kanë kundërshti në jo pak pika me PD, siç është përshembull sistemi zgjedhor.

Share: