Home KRYESORE Rama hyn në kryeministri pas protestës së opozitës

Rama hyn në kryeministri pas protestës së opozitës

 Kryeministri Edi Rama ka hyrë sot për herë të parë në kryeministri, një ditë pas protestës së opozitës, ku pjesa e institucionit nga Bulevardi u godit me sende të forta.

Në një foto të siguruar nga Tirana Neës, duket kreu I qeverisë në ambientet e sallës COD ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore.

Rama zgjodhi të ishte në Vlorë dje në një bashkëbisedim për Bashkinë, ndërkohë që opozita e quajti takimin si një antimiting.

Gjatë paradites së sotme Rama ishte në Kosovë ku mori pjesë në festimet e 11 vjetorit të Pavarësisë, ndërkohë që pasdite ka parë nga afër edhe dëmet e shkaktuara një kat poshtë zyrës së tij.

Share: