Kosova prej kohësh ka problemet e saj, por nga dikush nga Sanxhaku i Novi Pazarit në Serbi po kërkon bashkimin me Kosovë.
Lideri i Boshnjakëve në Sanxhak Dr. Sulejman Ugljanin ka folur gjatë për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak, për shqiptarët dhe kushtet me të cilat jetojnë ata.
Ugljanin ka thënë se Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës janë popuj autokton dhe sipas tij gjithçka që bëhet ndaj këtyre dy vendeve dëgjohet në Prishtinë. Ai i mëshon idesë së bashkimit me Kosovën, raporton gazetametro.net
“Ju lutem, ne jemi dy popuj autokton, ne jemi në Sanxhak, ata janë në Preshevë e ato dy komuna tjera, sipas kësaj, nëse mua më pyesni, ne në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, gjithçka që ndodhë me boshnjakët ndjehet gjithashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, për atë them se fuqitë e mëdha kanë obligim që të zgjidhin pyetjen afatgjate të këtyre popujve të vegjël të cilën kanë pësuar shumë nga agresioni serb ndër vite”, tha Ugljanini.
v.l/ Dita