Home KRYESORE Shkodër, çfarë ndodhi me ministren: Palët dalin me qendrime të kundërta

Shkodër, çfarë ndodhi me ministren: Palët dalin me qendrime të kundërta

Pasditen e sotme, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka udhëtuar drejt Shkodrës, aty ku bojkoti i mësimit është në 90 për qind të auditoreve. Sakaq në tre godina universitare ka studentë të ngujuar.

Ministrja Shahini takoi rreth orës 16:30 drejtuesit e institucionit, përfshirë rektorin, dekanët e fakulteteve dhe shefat e departamenteve. Burime të sigurta të Opinion.al brenda kësaj mbledhje thanë se ministrja kërkoi të fliste vetëm për Paktin mbi Universitetin, ndërsa pedagogët i thanë se duhet të flasim për problemet në tërësi. Takimi u mbyll pa asnjë rezultat.

Më pas ministrja është drejtuar për tek Biblioteka e universitetit, aty ku e prisnin një grup studentësh. Ky takim nuk është zhvilluar fare pasi biblioteka ka qenë e mbushur me kamera. Burimet thanë se ministrja e Arsimit kërkoi që takimi të zhvillohej pa praninë e medias, ndërsa studentët kundërshtuan, duke thënë se “protesta jonë është deformuar ndaj kërkojmë që gjithçka artikulohet këtu të jetë transparente për publikun”.

Sakaq në një status në Twitter, ministrja Besa Shahini thotë të kundërtën. “Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, shkruan ajo.

Por pse dështoi takimi?

Dy pedagogë të këtij universiteti i thanë Opinion.al se nuk mund të diskutojmë thjesht paktin e universitetit, pasi ai është derivat i ligjit, ne kërkojmë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Po kështu ata thanë se media duhet të jetë e pranishme në universitet, pasi Rektori i rreshtuar përkrah qeverisë ka dezinformuar duke dalë në deklarata se mësimi ka filluar, ndërsa e verteta është se studentët po bojkotojnë mësimin masivisht.

Ndërsa pedagogët kërkojnë shfuqizimin e ligjit, studentët kërkojnë specifikisht edhe:

1. Shpalljen e zgjedhjeve për Këshillin studentor
2. Kalimin nga viti i dytë në të tretin me 25 pikë
3. Uljen e tarifave për Bachelor dhe Master
4. Provimet të nisin dy javë pasi të ketë përfunduar protesta/Ri-DeOpinion.al

*Foto nga biblioteka ku ishte planifikuar takimi

Më poshte statusi i ministres

Besa Shahini@besa_shahini

Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë.

Share: