Home KRYESORE Shkrimtarja: Te huajt na thone se diktatura nuk ka vdekur!

Shkrimtarja: Te huajt na thone se diktatura nuk ka vdekur!

Nga Entela Kasi

Sot përsëri më kthehet ngultas në kujtesë Sebastiano Grasso kur më pyeti : – Ju besoni se diktatura ka vdekur me Enver Hoxhën? ( ndërsa ecnim përmes bllokut të famshëm, për darkën me miq të PEN International, 2012)…

Ndërsa Francine Prose, shkrimtare amerikane dhe gazetare e the New York Times në vitin 2009, në udhëtimin tonë drejt Petrelës e tronditur tha : ” E dashur, këtu xhelatët janë ulur në tryezë duke ngrënë çka munden prej viktimave të tyre. Kjo më trishton e më dhemb. Të duket sikur jetohet mes fantazmash…”

E, për të përmbyllur kujtimin e kësaj date, e cila duhej të kishte sjellë ndryshimin e madh e të shumëpritur për një popull që jetoi tragjedinë e izolimit , diktaturën, ende edhe sot janë shqiptarët që përjetojnë traumën e kaosit social, ekonomik, kulturor dhe politik të post diktaturës. Sot në Shqipërinë e njerëzve të ikur, të lodhur, e të pa qetë, të varfëruar në zgripin e mbijetesës, duket sikur kemi mbetur nën rrënojat e lirisë së munguar…

Kujtesa është një dëshmi e pa kompromis e historisë. E vërteta është tronditëse për çdo shoqëri. E vërteta ka shijen e hidhur të aktualitetit.

20 Shkurt 2019,

( p.s. – dikush që shqetesimet i ka për gjuhën të korrigjojë gabimet e drejtshkrimit…të tjerët të shqetësohen për vlerën e lirisë, parimet e demokracisë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, e po ashtu për dinjitetin e shtetit shqiptar i cili përbëhet nga institucionet…)

Share: